Duket se skuadra e Milanit është gati ta realizojë edhe transferimin e dytë për këtë afat.
Milan dëshiron t’i bëjë disa transferime në këtë afat, ndërsa deri më tani e ka transferua Lucas Paquetan nga Flamengo.
Sipas Calciomercato, skuadra italiane është afër ta transferojë anësorin e Club Brugges, Danjuma Groeneveld, përcjell lajmi.net.
Anësori është pajtuar të kalojë në San Siro, ndërsa mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve.
Danjuma Groeneveld ka luajtur edhe për PSV-në, ndërsa tash së fundmi është ftuar edhe nga Holanda.