
Ish-gjenerali i Gardës së Iowa-s, Timothy Orr ka ardhur sërish në Kosovë.
Ai është pritur nga kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili e ka falënderuar për shërbimin shumë vjeçar të tij në fushën e sigurisë së Kosovës.
Me këtë vizitë, Orr dëshmon që e do shumë Kosovën.
Ai e ka vizituar shumë shpesh në vendin tonë si dhe ka ofruar përherë mbështetjen ndaj FSK-së dhe Kosovës. /ORAinfo/
Ja njoftimi i plotë i Haradinajt:
Diskutim i hapur dhe miqësor në takimin me ish-Gjeneralin e Gardës Ndërkombëtare të Iowa-s, Timothy Orr.
Lidhjet tona me shtetin e Iowa-s janë speciale dhe si të tilla i çmojmë e i respektojmë shumë, duke punuar në vazhdimësi në avancimin e këtij partneriteti, për të cilin Gjenerali Orr vazhdon të jap kontribut të çmuar.
E falënderova për shërbimin e tij shumëvjeçar në fushën e sigurisë në Kosovë, në profesionalizimin e FSK-së dhe për angazhimin e mëtutjeshëm, në shumë projekte të përbashkëta.
Timothy Orr mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendi tonë.
Vizioni i miqve tanë për të ardhmen e përbashkët në paqe, është edhe vizioni ynë!
