Vjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri, prindërit dëshirojnë një emër shqiptar

11:03 | 30 September 2021

Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, në spitalin e Lezhës. Ai është sjellë në jetë nga një 27-vjeçare, e cila e kishte lindjen e gjashtë, ndërkohë që gjendja e të dyve është e mirë.

Mësohet se prindërit kanë vendosur ta quajnë fëmijën me emër shqiptar, dhe një nga më të preferuarit është Alban.

Doktori që priti bebin Nikoll Brozi shprehet për Fax News se djali ka lindur në gjendje shumë të mirë, ndërkohë që në spital kanë mbërritur dhe të tjera gra afgane, të cilat janë në pritje të fëmijëve të tyre.

Ai thotë se një pjesë e tyre kanë shfaqur probleme të zakonshme të shtazënisë, ndërkohë që familja afgane nuk pranon të flasë, për shkak të frikës mbi sigurinë e tyre.

Prej disa javësh në vendin tonë, në Shëngjin, te Shkëmbi i Kavajës dhe në Tiranë janë akomoduar qindra afganë që janë larguar nga shteti i tyre për shkak të marrjes së kontrollit nga talebanët, dhe mbahen në Shqipëri kryesisht në sajë të ndihmave të marra nga Organizata Joqeveritare.

Komento: