Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, do të vizitojë nesër Ministrinë e Mbrojtjes të Kosovës.
Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.
Gjatë ditës, shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo është vizita e parë e shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, pas transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.