Vjen një lajm i mirë nga Londra: Zbulohet vaksina, testohet suksesshëm te minjtë

20:49 | 14 March 2020

Më në fund një lajm i mirë për koronavirusin.

Shkencëtarët besojnë se janë pranë zbulimit të vaksinës për covid-19.

Hulumtuesit në Imperial College London thonë se ata tashmë kanë rezultuar të suksesshëm me trajtimin te minjtë dhe në qershor mund të fillojë testimi te njerëzit.

Megjithatë do të duhej një vit që vaksina të hynte në përdorim te pacientët.

“Kam marrë rezultatet një muaj para injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtetë ka funksionuar “, tha, Paul McKay.
Ekipi aktualisht po punoon me shkencëtarët në Paris që të përcaktojë efektin e vaksinës tek majmunët.

3 persona janë konfirmuar të infkektuar me koronavirus në Kosovë.

Ndërkohë në mbarë botën që nga nëntori i vitit të kaluar kur virusi u shfaq në Kinë janë infekstuar 153.531 persona, prej tyre 72. 587 janë shërnuar derisa kanë vdekur 5.789 të tjerë.

Komento: