Ka ardhur një lajm shumë i mirë për Ronaldinhon.
Ylli brazilian i futbollit, Ronaldinho, është liruar nga ndalimi në Paraguai.
Fituesi i Topit të Artë po mbahej në ndalim në Paraguai, pasi ishte kapur me një pasaportë false në këtë vend, së bashku me vëllanë e tij.
ESPN raporton se gjykata në Paraguai i ka ndryshuar masën Ronaldinhos, duke e liruar nga ndalimi, për ta fërguar në arr’est shtëpiak.
Ndalimin shtëpiak Ronaldinho do ta mbajë në një hotel, ndërsa raportohet se dorëzani ka lënë një milion dollarë.