
UEFA konfirmon se Eriksen është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabile.
Mesfushori danez Cristian Eriksen është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit ndaj Finlandës.

Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë lojtarit duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar.
Pas më shumë se dhjetë minutash ai u largua drejt spitalit, ku edhe në foto e publikuara shihej se ai ishte gjallë dhe me vetëdije.

Këtë e ka konfirmuar edhe UEFA me një postim në rrjetet sociale.
Edhe komentatori i beIN Sport, Jamal Jabali, ka shkruar se lojtari është në gjendje stabile.
Një punë e mrekullueshme e stafit mjekësor që reaguan shpejt në momente kritike.