Juventusi, thuhet se ka refuzuar ofertën e Tottenham Hotspur prej 50 milion euro për sulmuesin Paulo Dybala.
Dybala është shfaqur si një objektiv serioz për Tottenhamin, i cili dëshiron t’i japë trajnerit Mauricio Pochettino një tjetër emër të madh që nënshkruan këtë verë, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, La Stampa paralajmëron se oferta e tyre fillestare është rreth 40 milionë euro më pak se kërkesat e Juventusit për 90 milionë euro për 26-vjeçarin.
Gazeta shton se argjentinasi dëshiron te largohet , me Manchester Unitedin, Interin dhe Paris Saint-Germainin gjithashtu të interesuar.
Nga ana tjetër, The Times pretendon se finalistët e Ligës së Kampionëve nuk mund të kenë asnjë shqetësim për të përmbushur çmimin e kërkuar të Juves për Dyabala./ORAinfo/