Merkato e Milanit pritet të rindizet sërish, por fillimisht është Europa League dhe debutimi në kampionat, përballë Shamrock dhe Bologna.
Megjithatë, Maldini dhe Massara, drejtori teknik dhe ai sportiv gjatë këtyre ditëve kanë vazhduar me xhiron e telefonave dhe dy janë argumentet: shitja e Paqueta dhe Krunic.
Nëse për brazilianin pritet oferta zyrtare e Lyon, që ka vendosur për ish-futbollistin e Flamengos shtyrë edhe nga dëshira e Juninho për ta rikuperuar psikologjikisht, për sa i përket boshnjakut oferta ka ardhur. Sakaq, pritet që të bëhen dy transferime, ose shitje, që francezët të hidhen në sulm (22-23 mln euro bashkë me bonuse).
Sipas “Sky Sport”, Freiburg ka ofruar 6 mln euro fikse dhe 2 mln euro bonuse, për të arritur te 8 mln eurot që kërkon Milani. Pritet që klubi të marrë një vendim, ndoshta duke pritur Torinon që mund të rifutet në garë duke ofruar 7 dhe bonus.