Vjen paralajmërimi nga Kryeinspektori për shoferët në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vjen paralajmërimi nga Kryeinspektori për shoferët në Prishtinë

20:09 | 14 Prill 2019

Komuna e Prishtinës, nga nesër me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga nesër (15 prill), organizmi që ai udhëheq do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.🕷🚗 Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai.

Kjo masë do të zbatohet me qëllim që të evitohen parkimet pa leje dhe që taksitë ilegale të largohen nga komunikacioni në kryeqytet, pasi po shkaktojnë probleme të mëdha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!