Vjen prangosja e parë në lidhje me përplasjen pas ndeshjes Gjilani – Prishtina

21:07 | 08 July 2020

Përplasja pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, vjen prangosja e parë.

Një rrëmujë e madhe ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes në mes të Gjilanit dhe Prishtinës.

Policia ka ndërhyrë ku edhe ka përdorur gaz lotsjellës me ç’rast e ka pësuar trajneri Armend Dallku.

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se Policia e ka prangosur administratorin e klubit, Bajram Sherifi.

“Prangoset administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnje mase”, thuhet në njoftimin e klubit.

Komento: