Vjen reagimi edhe nga Presidenca e Shqipërisë: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë

12:20 | 07 December 2019

Reagon Presidenca e Shqipërisë.

Zëdhënësi i Presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka mohuar Masakrën e Reçakut.

Blushi ka thënë se ish-zëdhënësit e xhelatit Millosheviq dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine.

“Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës”.

“Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërsohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme”.

“Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut”.

Komento: