7-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit të shtunën.
Pas rastit të nxënësit të klasës së parë në Bazel të Zvicrës, shkolla ku djali po kryente shkollën janë shprehur të tronditur nga rasti.
Në një njoftim për humbjen e Ilias Mahmutit, nga kjo shkollë kanë shprehur ngushëllime për familjen e 7-vjeçarit, raporton GazetaExpress.
Të tronditur nga rasti që i ndodhi nxënësit të klasës së parë, djali ishte viktimë e një rasti të pabesueshme, lutjet tona janë me familjen e djalit dhe të afërmit e tij, thuhet në njoftimin nga shkolla.
Djali ishte privuar nga jeta të enjten që shkoi, pak pasi që kishte kryer mësimin, nga një grua e cila mendohet të jetë me probleme mendore.
75-vjeçarja e theri djalin dhe ai mbeti i plagosur rëndë e pastaj u nda nga jeta në spital, pas plagëve të marra.
E dyshuara rrëfeu edhe para prokurorisë për krimin, ndërkaq, sipas saj as nuk e njihte fëmijën apo familjen e tij. Momentalisht ajo po ekzaminohet në psikiatri.
Veprimi i përgjakshëm i së enjtes ngjalli interes të madh në publik. Në Bazel u protestua të shtunën, e ku morën pjesë mijëra qytetarë, përfshirë edhe zyrtarë të qeverisë.
7-vjeçarit iu dha lamtumira e fundit të shtunën në varrezat e qytetit në Gjilan.