Në lidhje me vendimin e Komunës së Drenasit, për ngritjen e shtatoreve të heronjëve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra e Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kështu duke bërë ndarje të heronjëve që janë kanë humbur jetën në të njëjtin vend, nga e njëjta pushkë, ka reaguar edhe Drin Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj.
Drini Halilaj, djali i heroit Ragip Halilaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar:
“Me 30 maj 1999 në të njejtin vend, nga e njejta pushkë, në të njejtën emblem, për të njejtin qëllim.”
Këtij shkrimi Drini i ka vendosur edhe foton e heronjëve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, të cilët kishin qenë së bashku duke luftuar kundër armikut kur kishin mbetur të dy të vrarë.
Me këtë vendim, Komuna e Drenasit bënë ndarje të heronjëve, duke i zhgënjyer familjet e heronjëve!