Reagon Donald Trump.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.
Trump ka dhënë një deklaratë për BBC, derisa besohet se ishte duke luajtur golf në shtëpinë e tij në Virxhinia kur mediat publikuan projeksionet se Joe Biden do të jetë presidenti i 46-të i SHBA-ve.
“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues, dhe pse mediat e tij aleate po përpiqen kaq shumë që ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet”.
“Fakti i thjeshtë është që këto zgjedhje janë larg përfundimit”, thhet në deklaratë duke potencuar se numërimet e votave nuk janë certifikuar ende nga zyrtarët e zgjedhjeve dhe gjithçka mbetet vetëm parashikime nga mediat.
Trump zotohet se “duke filluar nga e hëna, fushata jonë do të fillojë ndjekjen penale të çështjes sonë në gjykatë për të siguruar që ligjet zgjedhore janë zbatuar plotësisht dhe fituesi i ligjshëm është zgjedhur”, duke iu referuar padive ligjore që janë paraqitur tashmë – dhe shumë që janë refuzuar – në disa shtete.
Trump pretendon, pa prova, se fushata e Biden “dëshiron që fletëvotimet të numërohen edhe nëse ato janë mashtrime, të fabrikuara, ose të hedhura nga votues të paligjshëm, ose të vdekur”.
“Pra, çfarë po fsheh Biden? Unë nuk do të pushoj derisa Populli Amerikan të ketë numërimin e ndershëm të votave që meriton dhe që Demokracia kërkon “.
Vëzhguesit e zgjedhjeve dhe zyrtarët që mbikëqyrin numërimin e votave kanë thënë vazhdimisht se nuk janë regjistrtuar parregullsi të mëdha gjatë procesit.