Kryetari i Prishtinës ka bërë një reagim ndaj sulmit të gruas rome.
Ahmeti ka thënë se kjo ishte një dezinformatë mbi një qytetare që po “rrëmben” fëmijë e cila u shpërnda pa kurrfarë verifikimi as mendimi mbi pasojat.
Ai gjithashtu tha se është trup të shpërndajmë lajme të tilla, për mungesën e edukatës themelore. Turp për mungesën e mendimit kritik dhe se sot është sulmuar një qytetare, një grua.
“Turp për faktin që shpërndajmë lajme të tilla. Turp për mungesën e edukatës themelore. Turp për mungesën e mendimit kritik. Turp për mosguximin me parandalu gjëra të tilla. Turp për paragjykimet e stereotipet që i kemi. Turp për mos mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë”, ka shkruar Ahmeti
Shkrimi i tij i plotë:
Një dezinformatë mbi një qytetare që po “rrëmben” fëmijë u shpërnda pa kurrfarë verifikimi as mendimi mbi pasojat. Sulmi mbi të nga disa të rinj sot është mentalitet i turmës. Por mbi të gjitha është turp i joni.
Turp për faktin që shpërndajmë lajme të tilla. Turp për mungesën e edukatës themelore. Turp për mungesën e mendimit kritik. Turp për mosguximin me parandalu gjëra të tilla. Turp për paragjykimet e stereotipet që i kemi. Turp për mos mbrojtjen e grupeve të margjinalizuara të shoqërisë.
Sot u sulmua nje qytetare, një grua. Fakti se ishte rome ndoshta i lehtëson racistët në shtetin tonë, por në fakt duhet të rëndojë tepër shumë të gjithë ata që mendojnë se shteti jonë është i barabartë. Kur nuk punojmë çdo ditë për të luftuar paragjykimet, stereotipet e shpifjet, ditën e sulmeve është vonë të vajtojmë.