Vjen reagimi nga Ambasada e Kosovës në Zvicër: Kujdes nga lajmet e rreme

08:12 | 18 February 2020

Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Kosovës në Gjenevë, ka dematuar një lajm të disa ditëve më parë të mediave serbe.

“Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediat e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasiqë ekziston një tendencë e mediave serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi”, ka shkruar Avdiu në ” Facebook’.

Postimi i plotë i Ramadan Avdiut:

Me datë 13.02.2020, Gazeta zvicerane “Le Temps“ evokoi një tentim atentati terr’orist në rezervuarët e karburanteve në Gjenevë-Vernier, që kishin planifikuar ithtarët e Shtetit islamik gjatë viteve 2018 dhe 2019, ku dyshohet se dy shqiptarë të prangosur në 2018, kanë qenë të involvuar në ketë rast. Siç raportohet, prangosja e shqiptarëve në Gjenevë ka ndodhur para dy viteve dhe jo tani.

Me shumë respekt dhe me mirëkuptim, kërkoj nga mediet e Kosovës që të bëjnë kujdes, duke bërë verifikimin e lajmeve para publikimit, pasiqë ekziston një tendencë e medieve serbo-ruse për prodhimin e lajmeve të rreme, duke marrë lajme nga medie të huaja dhe duke i përkthyer keq, me qëllim të destabilizimit të situatës, dhe vendosjen e Kosovës në pozitë të pafavorshme në raport me partnerët strategjik, dhe në arenën politike ndërkombëtare në përgjithësi.

Pra, lajmi që ka qarkulluar në mediat e shkruara dhe disa portale, në Kosovë, lidhur me prangosjen e dy shqiptareve në Gjenevë i referohet ngjarjeve të para dy viteve dhe nuk ka të bëjë më aktualitetin!

Ne e përshëndesim bashkëpunimin ndërmjet organeve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre zvicerane në luftën globale kundër terr’orizmit dhe në fusha tjera të sigurisë.

Komento: