Shkodriqi po akuzohet nga motra e tij se ishte shtytës.
Rreth rastit të Abid Jasharit para tre ditësh në Prishtinë ka folur Baki Shkodriqi, babai i personit të dyshuar që privoi nga jeta burrin e hallës së tij.
Një konflikt që kishte nisur në vitin 2018 u bë shkaktar për rastin e Abid Jasharit të mërkurën në mesditë.
Kështu po thotë Baki Shkodriqi, babai i Besnikut i cili është arrestuar me dyshimin se e provoi nga jeta burrin e hallës së tij.
Sipas tij gjithçka kishte filluar kur motra e tij me familjen e saj kishin shkuar të banonin në shtëpinë e të dyshuarit.
Ndonëse thotë se ka bërë përpjekje për ta zgjidhur problemin në mes të dy të rinjve ky tha se nuk ishte në dijeni se i biri i tij do të kryente rastin derisa po të mërkurën ishte nisur nga Austria për në Kosovë për të qetësuar gjakrgjerat.
Por edhe vetë Shkodriqi po akuzohet nga motra e tij se ishte shtytës.
Pikërisht për këtë ky edhe ishte ndaluar nga policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë ku edhe është sjellë në Prishtinë dhe është intervistuar. Më pas është lënë i lirë.
Në këtë situatë ai tha se do të kujdeset për fëmijët e motrës, babanë e të cilëve e privoi nga jeta djali i tij.