Vjen super lajmi, Hysaj te gjiganti evropian

15:37 | 09 Qershor 2019

Elseid Hysaj, është gjithnjë e më afër një transferimi të Atletico Madridit, pasi Napoli mund të pranojë një ofertë me vlerë 25 milionë euro plus bonuse.

Sipas Corriere dello Sport, Colchoneros janë të gatshëm të arrijnë shumën prej 25 milion euro, një rritje në propozimin e mëparshëm prej 20 milion eurosh, përcjell ORAinfo.

Juventusi është gjithashtu i interesuar për, Hysaj, veçanërisht nëse Maurizio Sarri merr përsipër nga Chelsea.

Megjithatë, Napoli do të preferonte të mos përforconte një rival direkte të Scudetto./ORAinfo/

Komento: