Al-Hilal e ka zyrtarizuar transferin rekord në ligën saudite duke transferuar Neymar
Neymar Jr i është bashkuar skuadrës saudite Al Hilal për rreth 300 milionë euro për dy vitet e ardhshme, pa opsion zgjatje.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, lajmi tashmë është zyrtar dhe i konfirmuar.
Paga pritet të shkojë në 400 milionë dollarë në total deri më 2025, varësisht nga reklamat bonuset dhe marrëveshjet komerciale.
Marrëveshja është finalizuar nga babai i tij, Neymar Pai dhe super agjenti Pini Zahavi.