Vjetërsia dhe mbingarkesa me udhëtarë, sjellë telashe për autobusët e “Trafikut Urban”

12:13 | 06 Gusht 2023
vjetersia-dhe-mbingarkesa-me-udhetare,-sjelle-telashe-per-autobuset-e-“trafikut-urban”

Për çdo ditë gjithë autobusët e “Trafikut Urban” i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, pasi ata i kryejnë qindra kilometra në ditë. Këtë e ka bërë të ditur, kryeshefi i Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

Ai ka deklaruar se shkaku i vjetërsisë së autobusëve dhe mbingarkesës me udhëtarë, po lindin probleme me autobusë.

Ai thotë se kontrollet bëhen përmes teknologjisë së fundit dhe mirëmbajtësve.

“Është pjesa e cila në të cilën autobusët vijnë dhe kontrollohen, është pjesa mekanikes. Kjo pjesë, deri në fund në mbrëmje çdo autobus vjen dhe kontrollohet përmes teknologjisë dhe njerëzve edhe nëse janë në rregull shkojnë për pastrim. Është një proces i cili është i mirë i menaxhueshëm dhe është duke funksionuar, mirëpo duke e ditë që autobusët i kanë bërë më shumë se pesë vjet dhe kanë qenë shumë të stërngarkuar prej udhëtarëve, kemi telashe me autobusë por po besoj se me blerjen e autobusëve të rinj bëhet një balancë”, thotë Maraj, per eo.

E pas përfundimit të kontrolleve, autobusët drejtohen në një vend tjetër, atë për pastrimin e tyre. Këtë, Maraj e quan shumë të rëndësishëm për “Trafikun Urban”.

“Edhe ky vend është shumë i rëndësishëm për trafikun urban. Këtu bëhet pastrimi i autobusëve dhe mendoj që është një drejtori e rëndësishme për neve, është një departament shumë i rëndësishëm për neve por po ashtu edhe për udhëtarët e trafikut urban, se një autobus i pastër e ndjejnë vetën më komod dhe më mirë me e frekuentu trafikun urban”, thotë Maraj.

Komento: