Vjosa flet nga Peja, jep premtime të mëdha

19:33 | 02 September 2019

Vjosa sot ka qëndruar në Pejë.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me qytetarë në qytetin e Pejës.

Osmani nga atje ka thënë se Kosovës nuk do t’i prekën kufijtë.

“Shtetin e Kosovës nuk e korrigjojmë as nuk e ndajmë as nuk e bashkojmë as nuk e zhbëjmë sepse Kosova është projekt i përhershëm dhe jo i përkohshëm”.

Ajo tha se gjithmonë partia e saj guximin e ka gjetur te qytetarët e Pejës dhe këtë do të vazhdojë të bëjë në të ardhmen.

“Lidhja jonë ka qenë lidhje e zemrës dhe e besimit që e kemi ndërtuar me njëri-tjetrin nga njerëzit me plis e deri te më të vegjlit. Ne besojmë se shteti ynë do të ndërtohet mbi shtatë shtylla themelore. Si do ta ndërtojmë atë? Ai ndërtohet me dije dhe vetëm me të. Njerëzit më të rrezikshëm janë ata të padijshmit. Sot është dita e parë e shkollës. Arsim nuk janë vetëm fletoret dhe ngjyrat, por edukata. Ne ata i edukojmë duke dhënë shembull nxënësve. Shembulli që e ka dhënë deri tani është i turpshëm dhe mashtrues”.

Ajo tutje ka thënë kur rrezikohet shteti duhet ta mbrojmë më guxim.

“Guximin lidhja e ka gjet te ju. Sepse e keni ndërtuar dhe do ta mbrojmë. Shtylla jonë po ashtu është që shteti të ndërtohet me guxim, atë ne e marrim nga ju. Ajo që kemi parë këto vite, është ta korrigjojmë shtetin. Disa të te tjerë thonë s’kemi kohë ta mbrojmë shtetin sepse kanë pasë qëllime tjera korruptive”.

Osmani gjatë fjalimit të saj premtoi se hidrocentrali mbi Lumbardh nuk do të ndërtohet dhe kundërshtimit të kryetarit Gazmend Muhaxheri do t’i japë përkrahje edhe Qeveria nëse ajo do të udhëheqë.

“Nuk do të ketë hidrocentral mbi Lumbardh edhe pikë. Gazi shembulli i përfaqësimit dhe i guximit ai nuk do të jetë vetëm sepse hidrocentralin do ta parandalojë Qeveria e Kosovës”.

“Shteti ndërtohet me nder. Kush e di këtë më mirë se ju familjet e ndershme që keni punuar me djersë, e kush e di më mirë se nënat, që kujdesen për ta mbushur tryezën dhe fëmijët e tyre. Prandaj, ne dëshirojmë që shembullin e tyre ta kemi edhe në zyrat më të larta të Qeverisë, dëshirojmë që edhe shtein ta udhëheqim me nder”.

Komento: