Vjosa i shkon në ‘konak’ Lutfi Hazirit

12:12 | 17 September 2019

Po vazhdon shpalosja e programit nga Vjosa Osmani.

Lutfi Haziri, kryetar i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në nivel qendror dhe udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, dhe Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre, të premten, në Gjilan do t’i prijnë marshit të gjatë të “ushtarëve të Ibrahim Rugovës”.

Kryetari Haziri e bëri publik agjendën në takimin e mbrëmshëm me strukturat e Degës së LDK-së në Gjilan, përfshirë Shtabin Zgjedhor, kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, teksa u mirëprit me ovacione të jashtëzakonshme.

Haziri i ka përgëzuar strukturat e partisë për mobilizimin e jashtëzakonshëm, duke thënë se janë shembulli më i mirë i punës e angazhimit në terren.

Përndryshe, të premten, Hazirin e Osmanin i mirëpresin rinia e LDK-së në Shtëpinë e Rinisë (16:30), gratë në teatrin e qytetit (17:30), për të vazhduar së bashku marshin te parku në lagjen “Dardania” (18:30).

Komento: