
Drejtuesi i organizatës joqeveritare “Syri vision”pjesë e Demokracia në Veprim, Veton Mujaj në emisionin “Gazeta” ka komentuar zgjedhjen e presidentit në vendin tonë.
Ai ka thënë se shancat janë më të mëdha që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente pasiqë Glauk Konjufca nuk do të kandidojë për këtë pozitë, raporton Gazeta10.
“Në mënyrën se si janë prezentu partitë opozitare, le për të nënkuptuar që nuk do t’i kenë asnjëri prej tyre, njëkohëisht e kemi edhe deklaratën e zotriut Konjufca i cili thotë se nuk jam pretendent për këtë pozitë, ndërsa kemi Vjosa Osmanin e cila po lufton kogja fortë, sot e kishim atë rastin kur takohet me qytetarët dhe i’u thotë që nuk do të lëshon pe në këtë drejtim”, tha ai në Kanal10.
Ai shton se më afër kompromisit është Vjosa Osmani se edhe vet Glauku.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10