Vjosa Osmani apo Kujtim Shala? LDK shtynë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër

13:57 | 24 August 2019

LDK e shtynë për të hënën nominimin e kandidatit për Kryeministër.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shtyrë për të hënën nominimin e kandidatit për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme.

Kjo pasi që për kandidat për kryeministër janë përmendur emrat e Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës.

Në rast se nuk do të ketë konsensus në Kryesi të partisë të hënën për ndonjërin prej emrave, atëherë votimi do të kalojë në votim në Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së partisë nuk kanë marrë fare pjesë Lufti Haziri e Agim Veliu, pasi ata janë të pakënaqur me faktin që Vjosa Osmani pritet të nominohet për kandidate për kryeministre.
Ndërkohë ne mbledhjen e sotme, Arban Abrashi është caktuar Sekretar Organizativ i LDK-së.

Komento: