Vjosa Osmani bën homazhe në Mejë: Dhimbje që përvëlon, por edhe kujtesë për rrugën përpara

16:20 | 27 Prill 2026
vjosa-osmani-ben-homazhe-ne-meje:-dhimbje-qe-pervelon,-por-edhe-kujtese-per-rrugen-perpara

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë sot homazhe në Mejë të Gjakovës, në përkujtim të viktimave të masakrës në këtë vend.

Në postimi e saj në Facebook, Osmani ka theksuar dhimbjen e familjeve të viktimave, duke i përshkruar ato si një pjesë e pandashme e kujtesës së luftës në Kosovë.

“Nënat të forta si guri, por me dhimbje që përvëlon; baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik; motrat që jetojnë me humbjen e vëllezërve; vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve. Kjo është Meja!”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se Meja mbetet “kryeqendra e dhimbjes”, por edhe një kujtesë që duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen.

“Rruga përpara duhet të jetë e denjë për sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve. Lavdi e përjetshme martirëve të Mejës. Gjaku i tyre u bëftë dritë e përjetshme e lirisë”, shkroi Osmani.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/18YTzBbH8s/

Komento: