Presidentja Osmani bën sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.
Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.
Osmani do të vë kurora pranë varrit të tij në Prishtinë, rreth orës 10:00.
Homazhe tek varri i ish-presdentit do të bëj edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, rreth orës 09:00.