Vjosa Osmani e paraqet në Polici incidentin me deputetin e LDK-së

23:51 | 10 Korrik 2020

Vjosa Osmani e ka paraqitur në Polici incidentin me deputetin Xhavit Ukaj.

Pas incidentit që ndodhi në Kuvend, ku deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, kjo e fundit e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.

Mësohet se zyrtarët e Policisë së Kosovës janë nisur për në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Pas incidentit ka folur edhe vet Ukaj, duke thënë se krejt kjo filloi për shkak se Osmani ia bëri Ukajt me gisht, derisa ky i fundit tha se nuk e meritoj atë sjellje.

Tutje, ai tha se Osmani ia dha fjalën deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje që ta fyej zëvendës kryeministrin. E sipas Ukajt, në momentin kur Osmani bëri me gisht, ky i fundit reagoi.

Komento: