Vjosa Osmani i bashkohet peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix

13:42 | 10 Shkurt 2021

Krerët e vendit përkrahin peticionin për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkua peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix.

Kjo ngase në këtë platformë, Kosova figuron si pjesë e Serbisë, andaj ka filluar nisma për të vendosur Kosovën në kufijtë e saj në Netflix.

“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës i shijojnë shumë shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, shkruan Osmani në Twitter.

Nisma filloi nga Sovran Hoti, me këtë peticion ashtu sikurse ndodhi më parë me “Apple”, kërkohet që Kosova të njihet si shtet në platformën e njohur Netflix.

Komento: