Vjosa Osmani i bën bashkë Jahjagën, Sejdiun e Pacollin – pinë kafe bashkë.

10:14 | 24 Maj 2021

Osmani i bën bashkë Jahjagën, Sejdiun e Pacollin – pinë kafe bashkë.

Presidentja Vjosa Osmani kafen e mëngjesit e ka pirë me tre ish-paraardhësit e saj, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën e Behgjet Pacollin

Fillimisht Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ata e kanë cilësuar Rugovën si arkitekt dhe bashkues të popullit të Kosovës.

Po ashtu, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Jahjaga dhe Pacolli do të vizitojnë sot gjatë ditës Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”.

Ndryshe, para homazheve te shtatorja e Rugovës, Osmani i ka pritur ish-presidentët në zyrën e saj, nga ku edhe ka publikuar një video.

Komento: