Debatet mes partive të ndryshme veç kanë filluar.
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isa Agushi i cili vjen nga qyteti i Gjilanit në emisionin “Frontal” ka thënë se kandidaturën e tij në zgjedhjet e kaluara e patën sabotuar disa klane brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti në të cilën ishte më herët Agushi.
“Po kam qenë edhe në zgjedhjet e kaluara kandidat, por kom pas sabotim brenda LDK-së”, ka thënë Agushi.
Më tej ai ka thënë se kandidatja e ish partisë së tij, Vjosa Osmani nuk ka autoritet në LDK.
Pasi e përzgjedhën për kandidate për kryeministre, u kanë dasht që Vjosa të bëhet kryetare e partsë. Vjosa i ka tre shefa, pa i pyet s’mudnet me marrë vendimet, njëri ndër ta është edhe Lutfi Haziri”, ka thënë Agushi.