Vjosa Osmani ka dekretuar anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ

14:56 | 30 Korrik 2021

Presidentja Osmani ka dekretuar anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar anëtarin e dytë, Ilir Gashin nga kjo parti në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Elshani ka shkruar se së bashku me Gashin do të angazhohen për avancimin dhe kredibilitetin e KQZ-së.

“Orvatjeve të pushtetit për ta vjedhur mandatin e PDK’së dhe koalicionit VAKAT në KQZ u erdhi fundi. Me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, u konfirmua ajo çfarë kemi thënë që nga fillimi se kërkesa e pushtetit është e papranueshme dhe në kundërshti me frymën kushtetuese, që garanton përfaqësimin dhe pluralizmin politik. Prandaj sot u dekretua anëtari i dytë i PDK’së, Ilir Gashi me të cilin bashkë do të angazhohemi për ruajtjen dhe avancimin e kredibilitetit të KQZ’së, ruajtjen e secilës votë të qytetarëve që vullneti i popullit të shprehet drejtë e i paprekur nga manipuluesit e zgjedhjeve”, ka shkruar Elshani.

Komento: