Vjosa Osmani: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, synim i mandatit të ardhshëm

13:55 | 03 Qershor 2026
vjosa-osmani:-kosova-duhet-te-anetaresohet-ne-nato,-synim-i-mandatit-te-ardhshem

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s, duke e cilësuar këtë si një synim strategjik dhe historik për vendin.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Osmani tha se gjatë mandatit të parë si presidente është punuar shumë në këtë drejtim, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo shtoi se Kosova sot respektohet si partner serioz në fushën e sigurisë dhe paqes, ndërsa u shpreh se në mandatin e ardhshëm synohet realizimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Gjatë mandatit të parë si presidente punuam shumë në këtë drejtim. Theksuam partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova sot respektohet si partner serioz i sigurisë dhe paqes pikërisht prej kësaj pune. Në mandatin e ardhshëm do ta realizojmë arritjen historike, anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Komento: