Vjosa Osmani kujton sakrificën e familjes Jashari: Janë udhërrëfyes për brezin tonë dhe brezat e ardhshëm

09:26 | 05 Mars 2020

Osmani thotë se sakrifica e Familjes Jashari udhërrëfyes për brezin tonë dhe brezat e ardhshëm.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar të rënët e familjes Jashari në 22 vjetorin e rënies së tyre.

“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot”, ka thënë Osmani.

“Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh!”.

Komento: