Vjosa Osmani “kuvendon” me Rifat Jasharin në seancën solemne për 17 Shkurt

11:55 | 17 Shkurt 2026
vjosa-osmani-“kuvendon”-me-rifat-jasharin-ne-seancen-solemne-per-17-shkurt

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi me Rifat Jasharin nga seanca solemne për kremtimin e 18-vjetorit të pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.

Osmani në fjalën e saj në këtë seancë tha se “UÇK-ja është ideali më i madh që kanë ndërtuar shqiptarët ndër shekuj” dhe “shtylla më e fortë” e shtetit që  “nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë”.

Komento: