Vjosa Osmani nuk do afat të ri për targat

20:33 | 23 October 2022

Vjosa Osmani bashkë me të shoqin Prindonin, priti në takim të dielën presidentin e Maltës, George Vella me bashkëshorten e tij.

Pas një orë takimi nikoqirja tha se Kosova është mirënjohëse e Maltës për përkrahje e ofruar, përfshirë edhe heqjen e vizave që sipas saj duhet të ndodh deri në dhjetor dhe nuk do të dalin kushte shtesë për Kosovën.

Pro lëvizjes së lirë për kosovarët u shpreh edhe Vella, sipas të cilit Bashkimi Evropian qysh më 2018 dha dritën jeshile.

Në këtë takim Osmani foli edhe për kërkesat për shtyrjen e afatit për targat ilegale duke thënë se Kosova vetëm po kujdeset për sundim të ligjit.

Edhe mysafiri ofroi mbështetjen e shtetit të tij, për dialogun mes Prishtinës e Beogradit që tha se i hap rrugë edhe anëtarësimit të vendeve drejt Unionit Evropian.

Gjatë të dielës, presidenti maltez u takua edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe mori pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Komento: