Vjosa Osmani po cilësohet si “Angela Merkel” e Kosovës

14:42 | 25 August 2019

Vjosa Osmani, është njëra nga politikanet më të pëlqyera.

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka nisur të cilësohet si politikania gjermane Angela Merkel.

Partia e Isa Mustafës do të vendos nesër se kush do të jetë kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë, Vjosa Osmani, ka nisur të portretohet edhe si politikane e fuqishme. Po krahasohet me gjermanen, Angela Merkel, e cila është në pushtet qe tri mandate në Gjermani.

Këto cilësime po i bëhen Osmanit në prag të vendimit të LDK’së, e cila do të caktojë mandatarin për Shef të Qeverisë së ardhshme.

LDK kishte paralajmëruar se të shtunën do ta caktonte mandatarin për Kryeministër, por, u shty ky vendim pasi në mbledhjen e Kryesisë s’ishin Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Vjosa Osmani ka thënë të shtunën se shpejt do të caktohet mandatari i Qeverisë nga LDK’ja.

Deputetja e LDK’së është njëra prej politikaneve që s’e ka ndryshuar asnjëherë mendimin për PDK’në dhe ka dalë kundër partisë së saj kur është bërë koalicioni me Thaçin e Veselit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në të gjitha sondazhet po del si partia më e parë në Kosovë. Edhe në Parlament, LDK ka qenë e para me numrin e deputetëve, udhëheq më së shumti komuna.

Përpos Osmanit në garë për Shef të Qeverisë janë edhe tre emra tjerë në mesin e të cilëve edhe Lutfi Haziri, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Zgjedhjet nacionale pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Të hënën LDK mban mbledhjen e Kryesisë ku pritet të caktohet përfundimisht se kush do të jetë bartës i listës së deputetëve rrjedhimisht edhe Kryeministër i kësaj partia nëse fiton zgjedhjet.

Komento: