Vjosa Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor

19:34 | 23 October 2022

Osmani pret heqjen e vizave deri në dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe se pret që heqja e vizave të ndodhë deri ne dhjetor, duke mos u kushtëzuar me ETIAS, për fillimin e zbatimit të të cilit nuk ka ndonjë datë të qartë as Komisioni Evropian.

Osmani i bëri këto komente gjatë takimit me ministren gjermane të shtetit për Evropë, Ana Lührmann, të cilën e falënderoi për mbështetjen dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Presidentja gjithashtu ka mirëpritur progresin e arritur në takimet e fundit te nivelit ministror të Procesit të Berlinit në Berlin drejt finalizimit të disa marrëveshjeve që i kontribuojnë bashkëpunimit rajonal e në veçanti lëvizjes së lirë pa viza në mes 6 shteteve të rajonit dhe krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Komento: