Vjosa Osmani pret iftarin te familja e një dëshmori në Gjilan: Aty gjetëm mikpritjen

21:48 | 06 Prill 2022

Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan: Aty gjetëm mikpritjen.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë, nisi vizitat në komuna të Kosovës, duke filluar nga Gjilani.

Osmani vizitën e përmbylli me iftar te familja e dëshmorit Nusret Hajdari, ku thotë se aty gjetën mikpritje.

“Në përmbyllje të vizitës në Gjilan, në fshatin Dobërçan, vizitova familjen e dëshmorit Nusret Hajdari, te e cila gjetëm mikpritjen në iftarin e sontëm dhe uruam që ta vazhdojmë traditën e tillë dhe atë të solidaritetit si tipare veçuese të popullit tonë” ka shkruar Osmani krahas fotografive nga iftari tek kjo familje.

Komento: