Osmani pret në takim bashkëkryesuesin amerikan për çështjet shqiptare të Kongresit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Torres është edhe bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, njofton Klan Kosova.
Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes Osmani.
Kjo është bërë e ditur edhe nga presidenca përmes një komunikate për media.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në orën 12:00 në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit”, thuhej në komunikatë.