Vjosa Osmani propozon rezolutë për ngritje të mocionit të mosbesimit individual ndaj Rakiq

14:07 | 09 Korrik 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën plenare ka propozuar një rezolutë, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit serb Goran Rakiq, i cili tha se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”.

“Siç e kam paralajmëruar edhe dje i kam dy propozime për të plotësuar rëndin e ditës:Propozimi i parë ka të bëjë më një rezolutë të Kuvendit, propozoj që të hyjë në rend dite kjo projekt rezolutë që do ta lexojë tani. Kuvendi i Kosovës propozon, pika 1: Kuvendi rikonfirmon se Kushtetuta e Kosovës karakteri unitar i Kosovës sovraniteti shtetëror dhe territorial është i pacenueshëm, çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politikë e diplomat të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues. Pika 2: Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike kanë për obligim që të punojnë në përputhje me kushtetutën vendi, duke mos rrezikuar pozicioni dhe interes e Kosovës karshi Serbisë. Pika 3: Kuvendi i Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të mos lejoj asnjë anëtarë të saj të jetë i përfshirë në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër Kosovës, rrjedhimisht Kuvendi fton që të shkarkojë të gjithë ata anëtar të qeverisë që behën pjesë e përpjekje të tilla. Dhe pika 4: Në rast se Qeveria nuk largon këta anëtar brenda një javësh, do të iniciohet mocion mos besimi ndaj këtyre anëtarëve” , ka thënë Osmani.

“Propozimi i dytë ka të bëjmë më nismën legjislative të Kuvendit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, ka thënë tutje Osmani.

Komento: