Vjosa Osmani rezulton pozitiv në testin për koronavirus, kjo është gjendja e saj

15:23 | 17 Nëntor 2020

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është infektuar me koronavirus.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook, përcjell ORAinfo.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv”- shkroi Vjosa.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar./ORAinfo/

Postimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë.

Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë.

Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Komento: