Vjosa Osmani s’kandidon për kryetare të LDK-së

10:30 | 03 August 2019

LDK po e mban Kuvendin e saj të IX Zgjedhor.

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani tha se veprimet e saj sot do të përçojnë mesazh stabiliteti dhe nuk do t’ua bëjë qejfin atyre që thotë se po duan t’i shohin të bëhen copë.

Osmani ka thënë se edhe në LDK duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Tutje, ajo tha se me t’u formuar organet e reja të LDK’së duhet të ndryshohet norma 50 + 1, por duhet të bëhet një votë, një delegat.

“Unë pres që sot të jetë një ditë e qetë, sepse fati i Kosovës është më i rëndësishëm se fati i secilit prej neve, sidomos këshilli i përgjithshëm të marrin për bazë zërin e qytetarëve dhe do të kujdesen që zëri të atribuohet sa më shumë. Duhet ta dini se partia kërkon stabilitet por edhe zgjedhje të fituara. Falënderoj delegatët dhe qytetarët për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm., mesazhi i sotëm do të jetë i bashkimit të LDK’së. Pasi të zgjidhen strukturat, duhet ta ndryshojmë normën 50 plus 1 dhe ta miratojnë një delegat, një votë. Përpjekjet e mia do të jenë të bashkimit. S’do t’ia bëj qejfin atyre që mezi s’po presin të bëhemi copë mes vete. Vendimet për qeverinë e ardhshme merren pasi të zgjidhen strukturat e LDK’së. Kemi nevojë për stabilitet, por në zgjedhje duhet të fitojmë”, tha Osmani

Komento: