Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë seancën për votimin e Qeverisë

11:35 | 03 Qershor 2020

Nis Seanca për votimin e Qeverisë, Vjosa Osmani s’pranon ta drejtojë atë.

Ka nisur seanca ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Seanca është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e LDK’së.

Qeveria në krye me Albin Kurtin është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit që erdhi si rrjedhojë e shkarkimit të Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mocionit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar disa herë nga Vetëvendosje të propozojnë një emër për mandatar. Pasi që LVV’ja nuk e dorëzoi një emër te i pari i shtetit, presidenti këtë të drejtë ia kaloi partisë së dytë të dalë nga zgjedhjet.

LDK’ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin, derisa ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK’në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe.

Komento: