Vjosa Osmani takohet me pasuesen e Angela Merkelit

17:39 | 07 Dhjetor 2018

Kancelaria gjermane, Angela Merkel i ka jep lajmtumirën e fundit partisë së saj CDU.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjell sot për së afërmi zgjedhjet e brendshme në CDU, prej nga ku ka uruar pasuesen e kancelares Angela Merkel në këtë parti, Anegeret Kramp-Karrenbauer.

Osmani ka thënë se është krenare që një post i tillë i besohet përsëri një gruaje, dhe thotë se edhe pasardhësja e kancelares Merkel, do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

“Urime kryetares së re të CDU-së, znj. Annegret Kramp-Karrenbauer dhe gjithë qytetarëve gjerman për zgjedhjet model të organizuara nga kjo parti. Krenare si politikane që posti me i rëndësishëm partiak i besohet prapë një gruaje e cila pa dyshim do të vazhdojë ngritjen e Gjermanisë dhe vazhdimin e politikave të fuqishme të Kancelares Merkel, përfshi mbështetjen e fuqishme për Kosovën”, ka shkruar Osmani në profilin e saj.

Karrenbauer ka mposhtur në raundin e dytë rivalin e saj Friedrich Merz, duke marrë kështu kreun e partisë që deri sot është drejtuar Angela Merkel.

Angela Merkel pas 18 vitesh është larguar nga kreu i partisë mes lotësh e duartrokitjesh të shumta.

Komento: