Vjosa Osmani takohet me sekretaren e Këshillit për bashkëpunim regjional, mësohet çka u diskutua

13:17 | 23 Shtator 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me sekretaren e Këshillit për bashkëpunim regjional, Majlinda Bregu.

Në këtë takim, Osmani potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.

Osmani po ashtu shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.

Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

Komento: