Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për kandidaturën e LDK-së për Kryeministër në ditët në vijim.
Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kandidat për Kryeministër. Ka thënë se LDK do të merr vendim shumë shpejt për këtë temë.
“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar, besoj se prononcimet do t’i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, ka thënë Osmani kur ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK’së.
Ajo s’ka dashur të komentojë pse Lutfi Haziri e Agim Veliu s’morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë derisa ka sugjeruar të pyeten ata për këtë mungesë.
Vjosa Osmani është njëra prej katër kandidatëve të LDK’së për Kryeministër. Pos saj janë përmendur edhe Lutfi Haziri, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.
LDK kishte paralajmëruar se sot do të vendosej për emrin e Kryeministrit por është shtyrë për të hënën një vendimmarrje e tillë.
Në të gjitha sondazhet, LDK është partia e parë. Udhëheq me numrin më të madh të komunave në Kosovë dhe ka qenë po ashtu partia më e madhe në Parlamentin e shpërndarë.