Vjosa Osmani tregon si do ta marrë pozitën e kyreparlamentares pa dorëheqjen e Konjufcës

15:23 | 03 Shkurt 2020

Për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës e rëndësishme është që të ketë një votim të suksesshëm të qeverisë, që siç tha Vjosa Osmani, që të jetësohet vullneti qytetarë.

“Të fillojmë me realizimin e programit të cilin e shpalosëm sot para qytetarëve dhe të merremi seriozisht me problemet te cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës”, tha Osmani.

Ajo para mediave sqaroi ‘fatin’ e Glauk Konjufcës. Osmani tha se Konjufca do të largohet nga pozita e kryetarit, pasi të zgjedhet si ministër.

“Sipas dispozitave kushtetuese nuk ka nevojë në raste të tilla për dorëheqje sepse automatikisht mandati i tij si deputet, rrjedhimisht si kryetar Kuvendi përfundon në momentin që votohet si anëtar i kabinetit qeveritar”, sqaroi ajo.

Tutje Osmani tha se synojnë që komunitetet të ndjehen të barabarta. “Përfaqësuesit është koha te votojnë pro qeverise që do t’i mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve përfshirë dhe komunitetet”, theksoi Osmani.

Komento: