Vjosa Osmani viziton sot Klinikën Infektive

08:01 | 29 Dhjetor 2020

Situata me COVID 19, Vjosa Osmani viziton Klinikën Infektive.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani do të vizitojë Klinikën Infektive në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Vizita e Osmanit në Klinikën Infektive do të jetë në ora 09:15.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Nga zyra e presidentit në detyrë kanë njoftuar se pas vizitës Osmani do të mbajë dhe një konferencë për media para Klinikës Infektive.

Komento: