
Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për Presidente, shkruan Reporteri.net.
Osmani nuk e zgjati më tej përgjigjen.
“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin tim për Presidente”, ka thënë ajo.
Osmani ka thënë se LDK është rritur për 5%, duke e cilësuar këtë si rritjen më të madhe nga secila parti që garoi në zgjedhjet e sotme.
“Tani jemi në 20 mandate apo 5 pikë % që është rritja më e madhe që ka pasur cilido subjekt politik që ka garuar në zgjedhje. Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes”, deklaroi Osmani në konferencën me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun.
Ajo tha se nga nesër, i gjithë angazhimi i tyre do të jetë i orientuar për t’i dhënë institucione vendit.
“Pjesëmarrja ishte relativisht më e ulët dhe kjo është krejtësisht normale duke e ditur se qytetarët janë lodhur me zgjedhje dhe kriza”, shtoi Osmani.